Parapsikologjia

 

 

parapsikologjia.gif (403242 Byte)

      

 

 

 

 

 

 

KJO FAQE KA KALUAR NĖ ADRES TĖ RE:

www.sa-kra.ch

 

 

Shkencė qė troket nė dyert e tė sotmes

 

Njohuritė parapsikologjike, kohėve tė fundit, po e preokupojnė edhe lexuesin shqiptar; tani keni rastin qė shumė gjėra pėr parapsikologjinė t'i mėsoni pėrmes kėtij libri. Libri ka 136 faqe, ėshtė i ilustruar me mbi 60 fotografi dhe pėrmban tema tė shumta, ku, ndėr tė tjera, mund tė lexoni:

-pėr teoritė ekzistuese tė prejardhjės sė jetės dhe njeriut nė tokė;

-pėr trurin dhe zhvillimin e tij;

-pėr psikologjinė si shkencė univerzale;

-pėr parapsikologjinė, respektivisht zhvillimin e saj tė hovshėm nė kohėn tonė;

-pėr sugjestionet dhe autosugjestionet;

-pėr hipnozėn;

-pėr gjumin dhe ėndrrat;

-pėr magjinė pėrgjithėsisht;

-pėr bioenergjinė;

-pėr telekinezėn;

-pėr telepatinė;

si dhe shumė gjėra tė tjera interesante.

Mė poshtė po i paraqes nė pika tė shkurtėra disa pjesė tė librit.

TRURI

Truri ėshtė pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e ndėrlikuar e sistemit nervor, veēanėrisht luan rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e jetės psikike tė njeriut. Ai rregullon funksionimin e organeve dhe harmonizon organizmin nė pėrgjithėsi, si dhe na bėn tė mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv...ėshtė bartės i tė gjitha proceseve psikike.

Truri pėr herė tė parė pėrmendet nė papirusin e gjetur nė Ksar tė Egjiptit mė 1862 nga bujku Edvin Smit, qė edhe u quajt "Papirus Edvin Smit". Supozohet se ėshtė shkruar rreth vitit 1700 para e.r., dhe konsiderohet si dokumenti mė i vjetėr mjekėsor nė botė.

Pjesėt kryesore tė trurit janė tri: truri i madh, i mesėm dhe vogėl, kurse pjesa mė e rėndėsishme dhe mė e zhvilluar e trurit ėshtė korja e trurit ose korteksi. Gjithashtu, truri ndahet edhe nė dy gjysmėpjesė: e majta dhe e djathta. Pjesa e majtė e trurit drejton aktivitetet shkencore, matematikėn, logjikėn, analizėn etj., ndėrsa pjesa e djathtė drejton aktivitetet artistike, fantastike, ngjyrat, ritmin etj. Zakonisht njerėzit e shfrytėzojnė njėrėn anė tė trurit, e po tė zhfrytėzohen te dy pjesėt e tij, shumėfishohet aftėsia deri nė gjenialitet. Hulumtimet e ndryshme kanė konstatuar se shkencėtarėt dhe artistėt e mėdhenjė si: Ajnshtajni, Da vinēi, Pikaso etj. kanė shfrytėzuar te dy pjesėt e trurit.

Konsiderohet se truri ėshtė njė ndėr krijesat mė tė ndėrlikuara dhe mė tė ēuditshme tė natyrės nė tokė dhe se ėshtė fare pak i shfrytėzuar. Supozimet rreth pėrqindjės sė shfrytėzimit tė trurit sillen prej 1% deri 10%, ndėrsa pjesa tjetėr konsiderohet si e fjetur.

Nė tru, nė ēdo moment, ndodhin rreth 100.000 milionė rekasione kimike, qė mund tė thuhet se truri ėshtė njė superkompjuter biologjik. Po ta bėjmė njė krahasim figurativ, del se i tėrė rrjeti telefonik botėror, nė krahasim me trurin, ėshtė sa njė kokėrr fasule. Vetėm nė koren e trurit ekzistojnė reth 15 miliardė qeliza tė cilat janė me bilione lidhje mes veti. Prof. Sherington me tė drejtė e quanė trurin "top magjik" dhe konsideron se ai do tė mbetet fshehtėsia e natyrės, e cila e fundit do t'i zbulohet njerėzimit.

PARAPSIKOLOGJIA

Gjatė gjithė historisė sė njerėzimit, kokat mė tė njohura tė botės janė munduar qė tė kuptojnė tė vėrtetėn pėr fenomenet tė ashtuquajtura "paranormale", fenomene tė cilat kanė ekzistuar prej se ekziston njeriu, por kah fundi i shekullit XIX, dhe nė rrjedhė tė shekullit XX, studiuesit filluan tė merren seriozisht me to dhe tė vėrtetojnė rėndėsinė e tyre pėr njerėzimin e posaēėrisht pėr ardhmėrinė. Fjala "parapsikologji" ėshtė formuar nė vitin 1889 ( mė herėt kėto dukuri kishin emėrtime tė ndryshme si: "kėrkime psikike" (psychicol research), "metapsikologji", "shqisa e gjashtė", "okultizėm" etj.), dhe nga atėherė gjėr mė sot, nė mė se 50 shtete, nė mėnyrė shkencore, studiohen dukuritė parapsikologjike dhe nė kėtė drejtim janė formuar rreth 150 institute.

Fjala "parapsikologji" rrjedh nga greqishtja dhe do tė thotė "para"- pranė; "psych"- shpirt dhe "logos"- shkencė, dituri, mendim. Parapsikologjia ėshtė degė e psikologjisė, e cila merret me studimin e dukurive, tė cilat janė jashtė forcės sė tė kuptuarit tė shqisave njerėzore, e shpesh i kalojnė edhe ligjet ekzistuese tė shkencės bashkėkohore e qė nė popull merren edhe si ēudira. Nė mesin e shkrimtarėve dhe personalitetve qė kanė bėrė kėrkime mbi kėto dukuri gjenden edhe emrat e A. Ajnshtajnit, M. Plonkės, A. Brenksonit, A. Shopenhauerit, J. Gėtes. K. Jungut, I. Pavlovit etj., tė cilėt me njohuritė e tyre kanė kontribuar shumė pėr konsolidimin e parapsikologjisė nė rang shkencor. Njė zbulim epokal nė kėtė lėmė e bėri shkencėtari rus, S. Kilirian (bashkė me tė shoqėn). Ai para 40 vitesh, me ndihmėn e rrymės elektrike tė frekuencave tė larta, zbuloi dhe arriti tė fotografojė "aurėn", energjia e shndritshme dhe shumėngjyrėshe e sė cilės, i rrethon tė gjitha qeniet e gjalla... Ne SHBA ėshtė shumė i njohur prof. D. Rein, dhe falė punė sė palodhur kėrkimore tė tij, u zgjėrua horizonti pėr parapsikologjinė nė shumė shtete tė zhvilluara dhe u pėrfshi nė shumė universitete. Nė Gjermani janė tė njohur: prof. H. Beneder, E. Jance, P. Jordan, filozofi H. Drisch etj. Nė Angli, nė lėmin e parapsikologjisė ėshtė i njohur nobelisti, prof. O. Lodzh; nė Holand, prof. V. Teneat; nė Suedi, prof J. Bjenhen; nė Francė ėshtė i njohur psikologu dhe fiziologu e nobelisti, Sh. Risha etj.

Pėrveē anėve pozitve qė ka pėr shkencėn, parapsikologjia, nė qoftė se keqpėrdoret, bėhet armė e fortė, me pasoja tė paparashikueshme pėr njerėzimin. Fatkeqėsisht, nė shumė institute punohet intensivisht pėr krijimin e njė arme psikike ose si e quajnė ndryshe "gjenerator psikotronik". Hipotezat pėr zhvillimin e armėve psikike definitivisht janė vėrtetuar nė simpoziumin e dytė "Liritė dhe kufijtė e njeriut", tė mbajtur nė Francė. Shkencėtarėt ukrainas lajmėruan se mund ta krijojnė tė ashtuquajturin "gjenerator psikotronik" pėr kontrollimin e gjendjės psikike tė njeriut nga largėsia (bėhet fjalė pėr armėn psikike, e cila mundėson qė tė ndikohet nė psikėn e ushtarėve, ashtu qė ata tė pėrmbushin ēdo dėshirė tė eprorėve tė vetė). Edhe gjenerali amerikan pranė institutin ushtarak pėr informim, D. Grean e vėrteton njė mundėsi tė tillė kur thotė: "Do tė ishte e palogjikshme po tė mos merreshim me tė". Ndėrsa nė revisten "Millitery revy", autori Xh. Alexander, ekspert ushtarak, shpjegon se sot funksionon njė armė e tillė, e cila me forcėn e trurit ėshtė paralizuese, por mund tė jetė edhe vdekjeprurėse, si pėr individin ashtu edhe pėr masėn...

Disa shkencėtarė mendojnė se kėto kėrkime janė tė pavlera, se njeriu nuk mund tė ndikojė nė njeriun tjetėr nga largėsia dhe gjithė diskutimet rreth "gjeneratorit psikotronik" nuk kanė bazė. Mirėpo, me eksperimete tė shumta ėshtė vėrtetuar se, jo vetėm njeriu, por edhe secila qelizė e gjallė posedon forcė pėr rrezatimin e informatave nė largėsi. Prof. D. Rajni nė librin e tij shkencor "Shpėrndarja e shpirtit tė njeriut" shkruan: "Ėshtė e pikllueshme, por e vėrtet qė ne sot mė mirė e njohim atomin se shpirtin, i cili na mundėsoi ta njohim atė. Kur do ta njohim shpirtin vetėm sa gjysma e asaj, sa fizika njeh materien, atėherė, me gjasė, do tė ishim nė gjendje tė parashtronim ligje tė karakterit parimor, tė cilat pėr jetėn e njerėzve do tė ishin me rėndėsi tė madhe".

Shumica e parapsikologėve, parapsikologjinė e ndajnė nė disa grupe, si: Hipnozė, telepati, telekinezė, bioenergji, spiritizėm, radiestezi etj.

BIOENERGJIA

Sikurse tė gjitha aparatet teknike qė funksionojnė duke u furnizuar me anė tė energjisė, me tė cilėn janė tė lidhura, po ashtu edhe njeriu ekziston duke u shėrbyer me energji universi. Pra, njeriu nuk ėshtė i kufizuar vetėm me lėkurėn e vet, por edhe me potencialin e pakufizueshėm tė rrezeve nė hapėsirė dhe kohė. Kėto rreze, kjo energji qarrkullon nėpėr trupin e tij, nėpėrmjet qendrave pėrkatėse energjetike, tė ashtuquajtura ĒAKRA (qendrat e energjisė. Gjithsej janė shtatė) dhe mbanė organizmin nė harmoni me ambientin e jashtėm. Derisa nė fizik, kjo energji vepron pėr kryerjen e njė veprimi ose pune nė botėn e jashtme materiale, nė psikologji kjo energji vepron pėr gjallėrimin e aktivitetit psikik, kuptimeve mentale, pėrjetimeve emocionale etj.

Fjala "bioenergji" rrjedh nga fjalėt greke: bio- jetė dhe energji- punė, veprim.

Bioenergjia pėrdoret pėr shėrimin e sėmundjeve ose lehtėsimin e dhembjeve tek tė sėmurit, me anė tė furnizimit natyror me energji, pa ndihmėn e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinė tonė personale, me anė tė duarve, mbi trupin e personit tė sėmurė, pa e prekur atė. Edhe G. Jungu nė teorin e tij tė "vetėdijes kolektive...", thotė se njeriu ėshtė qenie psikoenergjetike dhe se shėndeti i tij varet nga ajo se si energjia kalon nėpėr trupin e tij, madje, ēfarė ndien, mendon, dėshiron etj.

Bioenergjia njihet nga njerėzimi qė nga kohėt e lashta. Indianėt e njohin kėtė energji qysh para 5000 vjetėsh dhe e quajnė "prana". Kėtė energji universale ata e konsiderojnė burim tė jetės. Edhe kinezėt e njohin kėtė energji dhe e quajnė "Ch'i". Kjo energji pėrmban dy pole tė forcės, jin dhe jang. Kur jin dhe jang janė nė baraspesh, sistemi i gjallė (organizmi) ėshtė i shėndosh, ndėrsa kur midis tyre sundon disharmonia (jobaraspesha), si rezultat kemi gjendje tė sėmurė. "Kaballa"- teoria mistike e hebrenjve, qė ka filluar tė paraqitet rreth 450 vjet para krishtit, bėnė fjalė pėr kėtė energji si dritė astrale. Krishterimi portreton Isain dhe figurat e tjera tė larta shpirtėrore tė rrethuara me dritė mbi kokė (aureolė). Edhe Paracelzusi, nė mesjetė, kėtė energji e ka quajtur "ilaster" dhe thoshte se "ilasteri" ėshtė i pėrbėrė nga forcat e jetės dhe materies.

Me eksperimentime nė kėtė fushė u muaren edhe shumė personalitete shkencore. V. Rajhenbahu kaloi 30 vite duke eksperimentuar nė kėtė lėmė. Dr. V. Kilner nė kėrkimet e veta rreth energjisė njerėzore zbulon tri shtresa nė formė tė mjegullės rreth trupi tė njeriut. Kėtė mbėshtjellės ai e quajti "aura" (aura ėshtė fushė energjetike e njeriut dhe ėshtė e lidhur ngusht me jetėn e tij. Mund tė pėrshkruhet si mjegull, qė e rrethon dhe e pėrshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike. Kjo fushė e aurės pėrbėhet nga shtatė shtresa. Secila shtresė e aurės ėshtė e lidhur me shtatė ēakrat. Kėshtu qė, shtresa e parė ėshtė e lidhur me ēakrėn e parė, e dyta me tė dytėn, e kėshtu me rradhė). Dr. V. Rajn, psikiatėr dhe koleg i Frojdit, kėtė energji e quajti "orgon". Nė periudhėn 1930-50 Rajn eksperimetoi me me kėtė energji duke i shfrytėzuar instrumentet mė tė avancuara tė kohės dhe vėrejti se kjo energji pulson nė natyrė dhe atė, rreth tė gjitha lėndėve organike dhe joorganike. Edhe njė grup shkencėtarėsh nga Bashkimi Sovjetik zbuluan se organizmat e gjallė emetojnė vibracione energjetike nė frekuencat reth 300-2000 nanometra, dhe kėtė energji ata e quajtėn "bioplazėm". Kah fundi i viteve 60, u lajmėrua pėr herė tė parė aparati pėr fotografimin e aurės (bioenergisė), tė cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori S. Kirilijan nga Krasnodova (Rusi), bashkė me tė shoqėn Valentinėn, dhe u quajt "fotografia e Kirilijanit". Nė kėto fotografi shihen qartė llojet e dritave, diku mė tė forta e diku mė tė dobėta (varėsisht nga lėnda). Kjo dritė ka formė tė flakės ose rrezeve. Kirilijani, gjatė eksperimenteve tė gjata, arriti tė konstatojė e secila substancė e ka strukturėn e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturėn krejt tė ndryshme tė dritės nga gjethi i ndonjė bime. Metali tregon dritė fare tė dobėt, ndėrsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnė fare dritė.

Ky aparat pėrdoret edhe sot si fakt mė bindės pėr ekzistimin e energjisė dhe nė bazė tė kėtij aparati, njerėzve, qė kanė energji tė madhe, u jepen diploma dhe leje pėr shėrim me anė tė duarve.

 

                       Aura e gishtit                                                           Qifti Kirilian                                                     Aura e njė gjethi

 

TELEKINEZA (TK) OSE PSIKOKINEZA (PK)

Psikokineza ėshtė energji psikotronike nga e cila provokohen ndryshime fizike nė qeniet e gjalla ose nė botėn e jashtme, pa kurrfarė kontakti fizik. Kėtė term i pari e pėrdori prof. D. Rajni.

Sikurse paraqitjet e tjera tė energjisė psikotronike, ashtu edhe PK vėshtirė pėrkufizohet nė kornizat e ligjeve tė fizikės sė sotme, edhe pse fizika intenzivisht mundohet tė zgjedhė problemin e bartjes sė energjisė nė largėsi, pa ndihmėn e telave, pra, pa kontakt fizik.

Kėrkimet shkencore tė kėtij fenomeni filluan kah fundi i shekullit tė kaluar, kur nė seancat spirituale ėshtė vėrejtur se mendimet nė gjendje transi kanė aftėsi tė ndikojnė nė lėvizjen e objekteve, pa pėrdorur energjinė e muskujve, prandaj shumė shkencėtarė filluan eksperimetimet laboratorike me medium.

Ndėr tė parėt ėshtė fizikani anglez V. Kruks, i cili zhvilloi eksperimente me njė amerikan, qė bėnte gjėra habitėse. Pėr tė Kruksi shkruante: "Gota me ujė ngritej nga tavolina dhe lėvizte nė ajėr para pjesėmarrėsve; njė karrigė nga qoshku lėvizte ngadal nė drejtim tė mesit tė dhomės etj., dhe tė gjitha kėto ndodhėn nė dritė tė plotė dhe unė ia mbaja mediumit duart dhe kėmbėt".

Prof. A. Vencel, nė librin e tij "Filozofia dhe liria", paraqet kėtė tezė: "shpirti dhe materia nuk janė parimisht tė ndara njėra nga tjetra. Materia ka shtresė tė vogėl tė shpirtit dhe lirisė, pėr atė edhe dallimi nė mes tė shpirtėrores dhe materiales ėshtė vetėm relativ".

Edhe dr. Rajni gjatė eksperimetimeve tė veta, ka vėrtetuar se ekziston ndikimi i shpirtit nė materie dhe erdhi nė pėrfundim: "shpirti si sistem jofizik, kur vepron rrugės jofizike nė ndonjė objekt fizik, prodhon efekte fizike".

Fizikanėt gjithnjė dyshonin nė kėto gjėra, duke pėrmendur ndikimet e mundėshme tė rrymimit tė ajėrit (edhe pse kėto ishin tė mbyllura nė enė tė qelqta), pastaj, tė ndikimit tė nxehtėsisė, tė elektricitetit e kėshtu me radhė. Tė gjitha kėto dyshime i largoi nė fund tė viteve 60 dr. H. Shmit, kėrkues shkencor nė laboratorin pėr plazmėn fizike nga Boingu (SHBA). Shmiti u nis nga supozimet se PK nuk ndikon vetėm nė objektet e dukshme fizike, por edhe nė nivelin mikrofizik. Ai pėr kėtė konstruktoi edhe njė aparat, ku shfrytėzoi zbėrthimin e atomit radioaktiv "stroncium 90", dhe mundėsonte rastėsi totale dhe absolute. Aparati i Shmitit ka rėndėsi tė posaēme pėr saktėsin e psikotronikės. Edhe nė qoftė se nuk ėshtė aty eksperimentuesi gjatė eksperimentit, subjekti nuk mund tė mashtroj, pasi qė rezultatet regjistrohen nė mėnyrė elektromagnetike dhe ėshtė e pamundur qė t'i korigjojmė. Eksperimentuesi nuk ka nevojė tė luaj rolin e policit, ndėrsa subjektet janė tė liruara nga ndjeshmėritė e pakėndshme, duke i trajtuar si mashtrues potencial.

Kėrkuesit gjithnjė po zbulojnė mėnyra dhe aparate tė reja pėr matjen e forcės psikotronike. Kėshtu, H. Benson nė laboratorin profizik nė Daunton, konstruktoi aparatin, tek i cili personat psikokinetik ndikojnė nė rrezet e dritės dhe provokojnė lakueshmėrinė. Targu dha Pato (mė 1977), nė Institutin Kėrkues tė Stenfordit, konstruktuan aparatin me tė cilin matet ndikimi pėrmes rrezeve laserike, etj.

Aftėsi tė mėdha psikokinetike demostroi N. Kulagina nga Moska. Ajo koncentrohej nė njė objekt mbi tavolinė, p.sh. laps dhe, pas njė kohe, lapsi fillonte tė lėvizte. Tė gjitha demonstrimet e saj janė regjistruar me kamera dhe ėshtė konstatuar se Kulaginėn, gjatė kėtyre demonstrimeve e lodhė shumė koncentrimi, ia dobėson shumė organizmin, ndėrsa pulsi i rritet nė 240 rrahje nė minutė.

L. Huanunin, 46 vjeēar nga Kina, i quajturi njeriu-bateri, ka aftėsi qė me anė tė energjisė ta fėrgojė peshkun nė shuplakė tė dorės dhe dora e tij ta pėrballoj atė ngrohtėsi normalisht. Ekspertet qė kanė studiuar kėtė veti jo tė natyrshme, vėrtetojnė se teli i bakrit nė duart e Huanunit pas njė kohe skuqet. Gjithashtu, ai mund tė pėrballojė tensionin deri nė 600 voltė, duke mos luajtur qerpikun.

M. Tehada, nga Kasersi i Spanjės Jugore, qė nga mosha 4 vjeēare shprehte aftėsi psikotronike. Kjo jo vetėm qė i deformonte metalet, ashtu si ia kėrkonin ekspertet shkencorė, por kishte mundėsi qė metalin e deformuar ta kėthente pėrsėri nė gjendje fillestare. Qė nga viti 1987, njė grup specialistėsh (9 shkencėtarė dhe njė motėr medicinale), rregullisht merren me rastin e kėsaj vajze, dhe tė gjitha kėrkimet konstatojnė se Tehada ėshtė njė vajzė nė gjendje plotėsisht normale sikurse tė gjitha vajzat tjera, moshatare tė saj.

T. Serios, ėshtė njėr ndėr mediumet mė me famė. Emri i tij u bė i njohur nė tė gjithė botėn mė 1963, kur njė gazet e njohur shkroi pėr herė tė parė pėr tė: "T. Serios, qytetar i Ēikagos, ka aftėsi qė nė filmin poloraid tė paraqesė fotografinė, tė cilėn ai e mendon". Qė nga ai publikim shumė shkencėtarė u drejtuan nga ai. Njė ndėr ta ėshtė edhe prof. J. Ejsenban, i cili eksperimentoi afėr 3 vjet, dhe gjithnjė, gjatė seancave, thėrriste si dėshmitarė fizikanė, psikologė, kimistė etj. Serios, para seancave pinte sasi bukur tė madhe alkooli, pastaj fillonte koncentrimin dhe, kur konstatonte se erdhi koha, shikonte drejt nė kamerė, pastaj lėshonte njė zė tė fortė dhe me dorėn e djathtė jepte shenjė pėr inēizim. Nė fotografitė paraqiteshin motive tė ndryshme, si automobila, shtėpi etj., tė cilat i paramendonte Serios.

Dr. Xh. Ajaks, nga Universiteti i Antonisė (Angli), eksperimetoi me mbi 500 mediume dhe zbuloi se ēdo i dhjeti ka aftėsi psikokinetike. Ai gjithashtu vėrtetoi se suksesi i PK varet edhe nga tre elementė: nga besimi, nga relaksimi si dhe nga gjendja emocionale e mediumit.

Njė grup shkencėtarėsh nga Amerika dhe Danimarka kanė ndėrtuar njė model tė hapėsirės tetėdimenzionale, me ndihmėn e tė cilit mund tė shpjegohen mekanizmat e PK tė lakimit tė metaleve. Supozimi themelor i kėsaj hipoteze ėshtė se shpirti ynė (energjia e trurit tonė) mund, nė ndonjė mėnyrė, t'i sillet rrotull ndonjė ligji tjetėr termodinamik, nė tė cilin thuhet se tė gjitha sistemet e nxehtėsisė humbin energjinė me procesin ireversibel (tė pakthyeshėm), tė quajtur "entropi". Shpirti ynė, ndoshta, "tėrheq" energjinė nga ambienti i vet me ndonjė lloj tė entropisė negative, me procesin hipotetik, tė cilin, I. Pregogin, fitues i Ēmimit Nobel pėr fizikė 1977, e quajti "Negentropi". Mendimi, me fjalė tė tjera, e tėrheq energjinė nga fusha energjetike, e cila ekziston rreth secilit njeri e kjo energji pastaj fokusohet si forcė pėr lakimin e metaleve.

 

              Ted Serios nė veprim                       Fotografia orgjinale dhe ajo e parafytyruar       Uri Geler para mjeteve tė deformuara

                                                                                                                    

TELEPATIA

Telepatia ėshtė manifestim psikotronik, gjatė tė cilit vrojtohen mendimet, fotografitė psikike, dėrgesa sensibel e njė personi, respektivisht e dėrguesit, nga ana e njė personi tjetėr, qė nė kėtė rastė ėshtė pranuesi. Kėto mendime qė emetohen vetėdijshėm apo pavetėdijshėm nga dėrguesi, janė tė "shpėrndara" nė hapėsirė, ashtu qė me shqisat normale tė komunikimit nuk ėshtė e mundur tė pranohen dhe me to tė komunikojmė. Pra, telepatia ėshtė komunikim i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalė, por vetėm me anė tė mendimit, pavarėsisht nga largėsia e tyre.

Fjala "telepati" rrjedh nga gjuha e vjetėr greke dhe do tė thotė: "tele"- largėsi dha "pathe"- ndjeshmėri. Themeluesi i saj ėshtė F. Majers, njė ndėr themeluesit e Shoqatės britanike pėr kėrkime psikike mė 1882.

Aftėsi tė komunikimit telepatik kanė tė gjitha qeniet e gjalla, por ato qė e kanė mė tė zhvilluar aftėsin e emetimit tė neuro-rrezeve, e kanė mė tė theksuar kėtė dukuri. Vetė jeta ėshtė e mbushur plot me raste telepatike, tė cilat paraqiten nė mėnyrė spontane, midis personave qė janė tė lidhur ngushtė emocionalisht dhe shpirtėrisht, siē janė binjakėt, nėna dhe fėmija, motra e vėllai, burri e gruaja etj.

Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin e formimit tė mardhėnieve midis prindit dhe fėmijės. Dashuria nė mes nėnės dhe fėmijės ėshtė e formuar kryesisht nė parimet telepatike dhe kėto janė posaēėrisht tė theksuara nė vitin e parė tė jetės, kur fėmija nuk di tė flasė. Gjithashtu, gati nė tė gjitha vdekjet, tė afėrmit e familjes, nė ēastin kur vdes i dashuri i tyre, nė mėnyrė tė ndryshme e ndjejnė kėtė. Nė popull kėto quhen "isharete" (arab, isara- shenjė).

Kėrkimet e ndryshme, pėr sqarimin e telepatisė nė mėnyrė shkencore, kanė filluar qė nga koha e Mesmerit, P. Zhanes. Sh. Rishes etj. Eksperimente intensive nė fillim tė viteve 30 zhvilloi edhe shkrimtari A. Sinkler me tė shoqėn. Sinkleri vizatonte figura tė ndryshme, ndėrsa e shoqja mundohej qė t'i pranonte nė mėnyrė telepatike dhe t'i reprodukonte. Nė serinė prej 290 provave, arriti nė 23% tė rasteve rezultate tė sakta; 53% tė pjesėrishme dhe 24% tė gabuara. Eksperimentet e Sinklerit ishin nėn kontroll tė plotė. Nė disa raste pėrputhja e vizatimeve ishte aq e saktė, sa qė A. Ajnshtajni qė ishte prezent nė disa eksperimente, u magjeps aq shumė, sa qė ia shkroi edhe parathėnien e librit tė Sinklerit "Radioja mentale", nė tė cilėn janė paraqitur tė gjitha rezultatet e eksperimenteve.

Me eksperimente telepatike u muarėn edhe U. Keringtoni, Dr. Rajni, Tajeri etj, ndėrsa pėr eksperimente ata shfrytėzonin kompletet e letrave tė: Zenerit, Lazanovit dhe tė Manczarskit. Ndėr mė tė njohuar janė ato tė Zenerit qė pėrbėhen nga 25 letra, tė ndara nė 5 pjesė, dhe secila nga kėto pjesė pėrmban nga njė simbol grafik.

Numri mė i madh i shkencėtarėve paraqesin teorinė se esenca e telepatisė ėshtė nė bartjen e energjisė nga njėri sistem nervor nė tjetrin, siē bėhet bartja nė mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kėrkimet elektroencofalografike kanė treguar se masa e trurit emeton valė me frekuenca tė ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanė valė tė caktuara me karakteristika ende tė pazbuluara dhe qė mesazhet barten me anė tė kėtyre valėve dhe nė trurin e pranuesit deshifrohen.

Zbulimi i njė numri tė madh grimcash elementare nė fizikėn atomike kishte rėndėsi dhe pėr psikotronikėn. Kėshtu, A. Kestler nė veprėn "Rrėnjet e koincidencės" solli mendimin e disa fizikantėve se ekziston grimca elementare e posaēme e quajtur "psitron", e cila ėshtė bartėse e informatave nė territorin e perceptimeve jashtshqisore.

G. Marfi, nė sqarimin e telepatisė, thekson rėndėsinė e mardhėnieve personale mes dėrguesit dhe pranuesit tė valėve telepatike. Gjendja e ndryshme psikike zvogėlon vetėdijen dhe i afron qeniet njerėzore njėrėn pranė tjetrės mė shumė se qė ėshtė e mundur gjatė gjendjes sonė "normale".

Sipas teorisė sė Sinkronicitetit, tė cilėn e formuloi Jungu, pėrveē arsyes sė lidhjeve kauzale nė mes tė paraqitjeve nė natyrė, ekzistojnė edhe lidhje sinkronike akauzale, tė cilat i lidhin dy dukuritė me pėrmbajtje tė njėjtė tė kuptimit. Sipas Jungut, gjithēka qė ndodh nė njė moment tė caktuar, pėrmban karakteristikat e pandara tė atij momenti. Fenomenet sinkronike paraqiten nė gjendje tė ulėt tė vetėdijes dhe janė tė ngarkuara me emocione, siē janė: ėndrrat, gjendjet meditative, sėmundjet shpirtėrore etj. Teoria e Sinkronicitetit sqaron edhe shumė dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njėkohėsisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr "fjalėn nga goja", etj.

Si pėrfundim mund tė thuhet kjo: Shumica e eksperimenteve psikotronike tregojnė se perceptimet jashtshqisore janė procese tė komunikimit tė materieve tė gjalla e jo vetėm tė qenieve njerėzore. Kjo na sjell nė supozim se telepatia ėshtė proces themelor i intraksionit tonė me rrethin, eventualisht me i vjetėr se sa komunikimi verbal. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, tė cilat e zėvendėsuan dhe e lanė tė shtyrė nė prapavijė, sepse organet shqisore dhe funksioni i tė folurit ishin mė tė pėrshtatshme pėr komunikim dhe veprim nė rreth. Megjithatė, perceptimet jashtshqisore nuk u zhdukėn, por vetėm u mėnjanuan. Nė gjendje kur humbet kontrolli i qendrave tė larta tė vetėdijes, siē janė rastet e rreziqeve pėr jetė, tronditjet e thella, traumat e paparashikuara, hipnoza etj., kėto funksione dhe mekanizma jashtshqisore, tė lėna anash, aktivizohen.

   Prof. Rajni duke eksperimentuar me katrorė               Eksperimetim me letrat Zener               Vizatimi orgjinal dhe ai i parafytyruar

 

                           Arrow12.gif (57563 Byte) Arrow12.gif (57563 Byte)